Kryemadhi: Kryeministri, vegël e grupeve kriminale

0
2

Një javë para protestës së opozitës kundër qeverisë, LSI vijon takimet në Shqipëri për të bindur qytetarët që ti bashkohen demostratës së 16 Marsit para Kryeministrisë. Në takimin me strukturat në Lezha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se qeveria është marrë peng nga një grup kriminal. Numri 1 i LSI-së paraljmëroi se protestat e opozitës do të jenë të vazhdueshme deri në largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.

KryemadhiEdi Rama e ka kapur ankthi i dosjes 339 dhe i dosjes 184. Pushteti është në duart e një grupi kriminal që e përdorin atë si një vegël për ta menaxhuar dhe drejtuar timonin e famshëm drejt një rruge të pa krye.

Edhe pse LSI ende nuk ka marrë një vendim për deputetët e saj që pranuan mandatin, Kryemadhi u shpreh se ti shërbesh Edi Ramës duke qëndruar në Kuvend është kundër interesave të shqiptarëve.

KryemadhiIshim në dilemë t’i digjnim apo të mos i digjnim. Çfarë do të bënim ne në atë Parlament? Fasadë! Kurrë nuk do ta pranonim këtë mision sepse është tradhti kombëtare t’i shërbesh sot Edi Ramës.

Në fund të fjalës së saj Monika Kryemadhi ftoi shqiptarët pavarësisht ndasive politike që ti bashkohen protestave së opozitës kundër qeverisë Rama.