Pas skandalit me tenderin e Unazës së Madhe, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është drejtuar sot me një letër Prokurores së Përgjithshme Arta Marku. Në letrën që mban firmën e saj, numri një i LSI-së kërkon nga kryeprokurorja pezullimin e punimeve në të gjithë projektin e Unazës së Re deri në sqarimin përfundimtar të rrethanave të kësaj cështjeje.
Më herët në një takim me Lëvizjen e Gruas Socialiste për Integrim, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi apeloi prokuroren e përgjithshme Arta Marku të hetojë megaskandalin e unazës së madhe. “I bëj thirrje Arta Markut si si grua dhe si nënë, që sot ajo është përballë opinionit publik, përballë opozitës e ndërkombëtarëve të tregojë se vlerat e një gruaja janë më të forta se të institucioneve e tundimi e paraja. Ajo sot duhet të jetë e sinqertë me veten e saj, me fëmijët e saj me gratë shqiptare. Hetoje si burrneshë nëse je burrnesh se sot ke shansin për ti dhënë emër grave dhe vajzave shqiptare.”- deklaronte Kryemadhi ne takimin me Levizjen e Gruas per Integrim më 8 dhjetor.