Kryemadhi: Mazhoranca dhe e ashtuquajtura opozitë po hedhin tango në kurriz të shqiptarëve

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është pyetur në lidhje me marrëdhëniet sot të LSI me PD, si dhe zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike.

Kryemadhi nuk ka dashur të komentojë se ‘çfarë po ndodh në partinë tjetër opozitare‘, por ka shtuar se ‘e ashtuquajtura opozitë, po hedh tango me mazhorancën, në kurriz të shqiptarëve’.

“Nuk kanë absolutisht fare rëndësi marrëdheniet e LSI me PD sot, duke pasur parasysh mjafton të shikojmë cfarë po ndodh, ku tangoja elektorale të ashtuquajturës opozitë më mazhorancë nuk po sjell gjë tjetër vecse po rrit borxhin e jashtëm të shqipërisë dhe po e kalon ne shifra ekstreme drejt falimentimit të shtetit dhe për të vazhduar më tutje me marrëveshje të cilat i mungojnë transparencës politike dhe parlamentare. Sot jeta e shoqërisë shqiptare dhe aq më shumë politika shqiptare nuk artikulon absolutisht për gjëra që kanë lidhje shumë të rëndësishme më ekzistencën e popullit shqiptar dhe aq më shumë të të rinjve shqiptar duke pasur parasysh vetëm periudhat e fundit shpopullimi i familjeve shqiptare është i jashtëzakonshëm gjë që është e dhimbshme nëse një kombi do t’i largohet e gjithë rinia ai është i destinuar të vdesë.”

Zjarr Tv Ad