Kryemadhi: NDI, partner i vyer i LSI-së dhe Shqipërisë, për ndërtimin dhe rritjen e demokracisë në vend

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eshtë zhvilluar një takimi midis drejtuesve të LSI dhe përfaqësuesve më të lartë të NDI.

Njoftimi:

Gjatë takimit të sotëm me Presidentin e NDI, Z. Derek Mitchell dhe drejtorin rajonal z. Robert Benjamin, vlerësova mbështetjen e pakursyer të ofruar ndër vite dhe bashkëndamë mendimin për nevojën e pavarësimit dhe fuqizimit të parlamentit, si institucioni bazë që garanton një demokraci funksionale që i shërben të gjithë qytetarëve.

Duke i shprehurnevojën për një aktivitet të shtuar të NDI në Shqipëri, me theks tek mbështetja e të rinjve dhe grave në politikëbërje, i nënvizova qëndrimin tonë, se Integrimi i Shqipërisë në familjen evropiane, duhet shpëtuar nga pengmarrja e interesave private të politikanëve, dhe LSI do të vijojë e angazhuar, si një opozitë konstruktive për të çuar përpara reformat dhe aksionet e nevojshme që e realizojnë këtë mision sa më parë.

Zjarr Tv Ad