Kryemadhi: Nëse do të fitonim, do shkëputesha nga politika, Meta do merrte mandatin e dytë

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E ftuar në emisionin ‘Dekalog’, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zbuluar planin e saj pas 25 prillit nëse opozita do të kishte fituar zgjedhjet.

Ajo tha se plani i saj ishte shkëputja përfundimtare nga politika, një mandat i dytë për Ilir Metën president dhe lënia e LSI në dorën e figurave të reja që ishin në listat e 25 prillit.

‘Zgjedhjet e 25 prillit ishin një shkëputje përfundimtare për Monika Kryemadhin nga politika. Ne do të çonim në qeverisje LSI me PD, ku zoti basha do të bëhej kryeministër, më pas zoti Meta do të merrte mandatin e dytë të presidentit dhe unë do të shkoja në pozicionin si bashkëshortja e presidentit dhe do të tërhiqesha nga politika.

Dhe kjo ishte një nga arsyet që në listat e LSI ishin 99 % me të rinj. Me 3-4 elementë të themelimit të LSI që ishin pjesë e themelimit.

E gjithë pjesa tjetër ishin komplet të rinj.

Ishin nga bota akademike, profesionistë të rinj, të shkolluar jashtë shtetit.

Kjo ishte dhe arsyeja që në si LSI po i jepnim një hapësirë zotit Basha për ta marrë PD, për të thënë që ky është kryetari i PD’.

Zjarr Tv Ad