Zëvendës/Kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, foli sot për rrugëtimin e saj në politikë dhe marrëdhëniet që ka me kolegët, si dhe me deputetët e opozitës.
E pyetur për disa nga zonjat e politikës, si: Grida Duma, Monika Kryemadhi, Elisa Spiropali, Lindita Nikolla, Jozefina Topalli apo dhe Linda Rama, ajo nuk hezitoi që të japë një koment.
Felaj tha në një intervistë në “ABC News” se me Spiropalin dhe Nikollën ka shumë miqësi, ndërsa Linda Ramën, bashkëshorten e kryeminstrit Rama, e vlerësoi për thjeshtësinë që ka.
Ndërkohë për Topallin u shpreh se është e egër dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, e cilësoi si një “grifshë në politikë.”
“Kryemadhi? Mund ta përkufizoj me të parën fjalë që më vjen. Është një zonjë grifshë në politikë. Sjellje e saj është sjellje prej grifshe. Mendoj që është një lloj tipari që një politikan duhet ta reflektoj minimalisht në mënyrën se si i mbron gjërat dhe se si e përcjell ai te të tjerët besimin që ka tek një politikë e caktuar. Më herët para se të isha në politik, e kam parë si një person që ishte shumë e angazhuar me të rinjtë. Kam përshtypjen që është një profil që vazhdon ende ta ruaj, nuk e ka humbur asnjëherë dhe kam përshtypjen që di të mirë vendoset me të rinjtë”, u shpreh Ermonela Felaj.