Kryemadhi: Nuk mund të mbajnë dreqin brenda

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u bëri thirrje të rinjve që të bashkohen me protestën e studentëve e paralajmëruar për më 7 janar.

Kryemadhi: Problemi i Ramës janë studentët në rrugë. U hoqën 27 mijë familje nga ndihma ekonomike se ka një televizor apo një lavatrice. Papunësia është rritur shumë. Rama edhe për këto do ua hedhë fajin pedagogëve. Ky është njeriu më i ndershëm dhe ne jemi fajtorët sipas tij. Dua të falënderoj studentët që e mbajtën zjarrin e protestës edhe gjatë festave për të treguar se studentët shqiptarë janë të bashkuar dhe nuk tërhiqen.

Protesta e studentëve nuk do ndalojë deri në plotësimin e 8 kërkesave. Studentët nuk protestojnë vetëm për vete, por edhe për familjarët që sakrifikojnë për shkollimin e tyre. Dua që t’i shtrini dorën të gjithë të rinjve për të marrë pjesë në protestën e nesërme. Nuk ka të bëjë me thirrjen e LSI, por të një gruaje që lufton për fëmijët e vet. Çdo shqiptar do ta bënte këtë për fëmijët e vet. Nuk mund të mbajmë dreqin brenda, pasi dreqi brenda është mallkim për shqiptarët. Më mirë pa kryeministër se me Ramën kryeministër. Të bashkohemi për të përmbysur këtë të keqe te madhe. E keqja e madhe nuk është PS, por Edi Rama.”

 

Zjarr Tv Ad