Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka rrëfyer se presidenti Ilir Meta i kishte kërkuar që të mos i besonte kryetarit të PD-së Lulzim Bashës.
Ajo gjithashtu dërgoi dhe një mesazh të koduar për zyrtare të PD-së të cilat e përmendin emrin e LSI-së në tavolinë, duke i paralajmëruar se do u dilte në ëndërr.
“E di si është ky problemi ynë. Për një gjë me vjen keq se kam punuar me mish e me shpirt për gratë dhe të rinjtë. Më tha Meta, mos i beso Lul Bashës se atij nuk i beson as gruaja e vetë që kur ka hyrë në politikë. Ja them çdo gruaje që rri me Lul Bashën që të ketë kujdes kur përmendin emrin e LSI-së në tavolinë se ky emër do ju dalë në ëndërr”, tha ajo mbrëmjen e djeshme në “Opinion”.