Kryemadhi paralajmëron Ramën: Shumë shpejt do të japësh llogari para drejtësisë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i rikthehet edhe një herë protestës së djeshme të opozitës së bashkuar para kryeministrisë dhe Parlamentit.

Duke falënderuar edhe një herë shqiptarët për pjesëmarrjen, Kryemadhi shkruan se, shqiptarët treguan se kryeministri Edi Rama ka dështuar në gjithçka.

Sipas saj, nuk do të jetë e vona dita kur Rama do të japë llogari para drejtësisë.

Postimi i Monika Kryemadhit:

“Falenderoj të gjithë shqiptarët që duan të ndryshojnë.

Kjo është protestë e shqiptarëve! E grave, e vajzave, e të rinjve, dhe gjithë atyre që duan të ardhmen në Shqipëri.

Shqiptarët treguan që Edi Rama ka dështuar me familjen e tij politike, me ekonominë shqiptare, me drejtësinë shqiptare, me të ardhmen e shqiptarëve.

Ky njeri i dështuar që për karrigen e tij helmon, dhunon dhe arreston qytetarë të pafajshëm, gazetarë, të rinj, të reja, burra e gra, shumë shpejt do të japë llogari para drejtesisë. Asnjë hap pas!

Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve të cilët ndërtojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre”.

 

Zjarr Tv Ad