Kryemadhi plas ‘bombën’ për ministren e Ramës: S’kam folur për shkak të lidhjeve familjare me Metën

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka lëshuar një deklaratë të fortë nga Kuvendi për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ajo tha se deri tani nuk e ka ngacmuar Gjonajn, kjo për shkak të lidhjeve familjare që ajo ka me Ilir Metën. Po kështu, Kryemadhi bëri me dije se shantazhi ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve quhet shkelje ligji. Ajo paralajmëroi se shumë shpejt do të dalin fakte se si për të arrestuar punonjës të drejtësisë, ministrja shantazhon gjyqtarët e prokurorët.

“Shoh që ministrja e Drejtësisë nuk qenka këtu. Por meqë ajo paska dëshirë të madhe të luftojë korrupsionin, shantazhi ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve quhet shkelje ligji, dhe shumë shpejt do të dalin fakte se si për të arrestuar punonjës të drejtësisë, se vetëm kështu mund ti largojë nga puna, se me gjyq kanë fituar të gjithë.

I shantazhon gjyqtarët e prokurorët. Gabimisht ka futur edhe motrën e sekretares së përgjithshme të saj, pra njeriun e vet apo bashkëshortë deputetësh të PS. A e ka luftë personale të saj, a nga budallalliku nuk e di.

Unë nuk e kam ngacmuar se është kushërira e një familjari të Ilir Metës. Pra për shkak të lidhjeve me Ilir Metën, por nuk ka asnjë lloj mënyre që mund ta mbrojë ministren e Drejtësisë, duke shantazhuar punonjësit e saj, se ajo mund ta dijë se korrupsionin e ka brenda.

Pse është pushuar disa herë burri i saj nga Tatimet? Kush janë lidhjet e tij me Ervis Martinajt dhe lidhja e saj me pjesëtarë të qeverisë. I them Etilda Gjonajt të jetë e kujdesshme në telefonatat e saj, dhe mesazhet qe i çon gjyqtarëve dhe prokurorëve”, paralajmëroi Kryemadhi.

 

Zjarr Tv Ad