Kryemadhi: Protesta e studentëve e drejtë, koha për të ndryshim është sot

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim më simpatizantët  e kësaj partie ne Pogradec.

Ne këtë takim  Kryemadhi, ka folur per situatën poltike në vend, gjithashtu ka komentuar dhe protestën e studententëve, ku e ka cilësuar atë si të drejtë dhe ligjitime.

Kryemadhi shtoi gjithashtu se ka ardhur koha që studentet të mbështeten nga çdo prind, motër, vëlla në kauzën e tyre.

“Gjithë Shqipëria është mbytur nga varfëria. Qeveria po shkreton vendin dhe po largon shqiptarët. Kërkesat e studentëve reflektojnë gjendjen e vërtetë të familjeve shqiptare. Boll dhuruan para oligarkëve, Arsimi i Lartë në krizë të thellë. Po vritet e ardhmja e të rinjve shqiptarë. Protesta e studentëve, e drejtë, legjitime, e motivuar. Çdo prind, vëlla e motër, mbështet studentët. Koha për ndryshim është sot”, tha Kryemadhi.

 

Zjarr Tv Ad