Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka kërkuar ndalimin e dhunës shtetërore ndaj banborëve të Vërrisë të cilët protestojnë kundër ndërtimit të inceneratorit për djegien e plehrave në fshatin e tyre.
Ajo e ka cilësuar projektin e Ramës për ngritjen e 3 inceneratorëve në Fier si një akt korruptiv dhe i ka kërkuar kreut të qeverisë të tërhiqet menjëherë nga kjo gjë.
“Prej disa muajsh, militantë dhe njerëz të afërt me Edi Ramën kanë përfituar 3 koncesione për ndërtimin e inceneratorëve, në Vërri, Fier e Mbrostar. Banorët e këtyre zonave e kanë kundërshtuar me forcë këtë gjë dhe kanë të drejtë. Në Fier nuk na duhet inceneratori, por një politikë e mirë riciklimi. Kjo shtë mafia e plehrave që është instaluar në Shqipëri dhe u bëj thirrje banorëve të Vërrisë të rezistojnë, u bëj thirrje militantëve të LSI-së që t’u bashkohen banorëve të Vërrisë, t’u bashkohen protestueve dhe u bëj thirrje mediat të pasqyrojnë dhunën shtetërore. I bëj thirrje Ramës të heqëe dorë nga plehrat, se do përfundojë në një kazak plehrash pa mundësi riciklimi. Aty nuk mund të bëhet incenerator, sepse ajo është tokë buke. I kërkoj Ramës të mbajë premtimin të mbajë premtimin ndaj banorëve të Mbrostarit, kur u ka thënë që impianti nuk do ndërtohet. Kryebashkiaku dhe policia të tërhiqen nga terrori ndaj kryeplqeve pr t’u marrë firmat.”