Kryemadhi: Rama po përgatitet për zgjedhje të parakohshme! Protesta në dorë të qytetarëve

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga marshimi-protestë drejt Kryeministrisë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se qytetarët protestojnë kundër një njeriu që ka ikur.

Ajo tha se çdo ditë e më shumë që Edi Rama zvarritet dhe qëndron është ditë e zezë, duke shtuar se një njeri nuk mund të marrë peng të ardhme ne fëmijëve të shqiptarëve.

Sipas saj, Edi Rama është e keqja dhe përfaqësuesi i krimit të organizuar që ka kapur çdo gjë.

E pyetur nëse protesta do të zgjasë 48 orë siç dhe është paralajmëruar, ajo tha se “Do të jenë qytetarët që do të vendosin, sot edhe deputetët janë qytetarë të lirë”

E pyetur për deklaratën e Kryeministrit Edi Rama se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, ajo tha se Rama ka një problem të madh me shqiptarët, veten e tij dhe besimin në Zot.

“Unë them vetëm këtë gjë që në momentin që Rama flet për zgjedhje të parakohshme, po përgatitet për zgjedhje të parakohshme, por ky nuk është problemi ynë, ky është problemi i Ramës. Problemi ynë është e ardhmja e evropiane e shqiptarëve. Mendojmë se shqiptarët meritojmë më shumë se kushdo tjetër për të qenë anëtarë të BE”, u shpreh Kryemadhi.

E pyetur lidhur me deklaratën e deputetit të LSI, Lefter Koka i cili këtë të enjte tha se ruan marrëdhënie të mira me të dhe drejtues të LSI, Kryemadhi deklaroi se, “Sot nuk ka kohë për të folur për emra të përveçëm pasi shqiptarët kanë folur. Ka njerëz që bëjnë zgjedhje të mira, të gabuara, ka njerëz që s’bëjnë zgjedhje fare”.

Zjarr Tv Ad