Kryemadhi: Ramën do e rrëzojnë socialistët e tij! Deklaratat e ndërkombëtarëve, të paguara

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Ramën do e rrëzojnë socialistët e tij, por ne do largojmë fenomenin e një kryeministri që është i lidhur me krimin!”

Është kjo deklarata e bërë sot gjatë një takimi me strukturat e partisë në Roskovec, nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

“Duhet të rrezojmë Ramën sepse shqiptarët meritojnë më shumë. Nuk kemi nevojë për një lider psikopat. Nuk do të ndalemi dhe do vazhdojmë çdo ditë që takohemi me qytetarët. Do ketë zgjedhje të parakohshme politike. Çdo ditë qe kalon Rama bëhet më i dobët”, tha Kryemadhi.

Ajo shtoi se përkrahja ndërkombëtare ndaj Edi Ramës është zero, për të mos thënë agresive.

Lidhur me deklaratat e ndërkombëtarëve kundër rrugës së bojkotit, apo të raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, i cili shprehu zhgënjim ndaj Kryemadhit, ajo foli për deklarata të blera.

“Janë deklarata të paguara të bëra qoka, diku me koncesion e diku me para, e diku me shërbime në natyrë. Më thoni çfarë takimi zyrtar ka pasur Edi Rama në vitin e fundit me ndonjë Kryeministër të Bashkimit Europian. Është gati të bëjë çdo gjë vetëm të bëjë fotografi me dikë. Nuk vajti as në Amerikë, as në Gjermani, as në Itali dhe askund. Sepse nuk na do asnjeri sot sepse Shqipëria është kthyer në kështjellën e krimit të organizuar dhe trafikantëve nga qeveria e ndërkombëtarëve”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo tha se ndërkombëtarët nuk do të pranojnë trafikantët dhe kriminelët.

Zjarr Tv Ad