Kryemadhi- Ramës: Bëji llogaritë mirë, se do të kesh, o fund të tmerrshëm, o tmerr pa fund

1
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, në një takim me strukturat e LSI-së në Elbasan ka theksuar prerë: “Mos mendoni se Rama do ikë vetë, nuk mbaron pilafi në kazan, atë do ta largojmë ne, nuk e largojnë partitë politike por do ta largojnë shqiptarët, dhimbjen nuk e ndjemë ne, as deputetët, por shqiptarët, familjarët”.

Ajo i ka bërë thirrje Ramës “ t’i bëjë llogaritë mirë, se do të ketë o fund të tmerrshëm, o tmerr pa fund. Rama të mendojë mirë, sepse do ta ngrenë zgupthi, jo burrat, por gratë, sepse e kanë ndarë mendjen”.

Sipas Kryemahdit, studentët janë më të vëmendshëm se klasa politike, se ne, ndërkombëtarët.

“Ne proteste nuk jane studentet vetem për të drejtat e tyre, por edhe e familjarëve të tyre. Studentët na dhanë një mësim shumë të mirë, që kur të jemi të bashkuar mund ti realizojmë qëllimet. Edhe pse Rama ka dalë si dordolec për ti bindur, pasi i ka gënjyer, studentët e kuptojnë se me një mashtrues dhe kriminel nuk mund të negociosh, për cfarë të dialogosh me të kur ai thotë hapur që 46% të buxhetit, gjysmat e taksave tona, ia con 10 vetave që të marrin koncesionet e famshme, i fusin paratë te banka e gruas së Ramës dhe ajo ia con Ramës te xhepi”- tha ajo.

Kryemadhi pranoi edhe njehere gabimet e bera nga LSI: “Kemi fajin tonë që i besuam dhe i dhamë shansin dhe mundësinë për te qenë kryeministër, erdhi duke u zvarritur me gjunjë për të marrë votat e LSI, u pasurua duke sharë LSI dhe duke e sulmuar, u pasurua dhe u fuqizua duke cuar në kokën e shtetit bandat e krimit të organizuar dhe të drogës dhe tani kërkon tepsinë dhe timonin duke qenë koka e meduzës në Rajon. Por kemi qenë shumë të qartë në gjithë ecurinë tonë, kemi bërë gabimet tona dhe nuk kemi frikë të themi, se nga gabimet kemi mësuar, u zgjuam dhe ndërgjegjësuar cdo shqiptarë që cdo njeri që i jep 1 sekondë oksigjen Ramës kryen tradhti kombëtare”.

Pa kuryser nuk la as ata qe iken nga LSI “duke e shfrytezuar ate, dhe perfunduan ne tepsine e Rames”.

“Ata që përdorën LSi e sot janë në tepsinë e Ramës, janë turpi i LSI, me votën e tyre kundër vetingugt në politikë ata janë hajdutë, grabitësit, kriminelët, nuk e duan reformën në drejtësi, të hapen negociatat me BE”.

 

Zjarr Tv Ad