‘Ky njeri është vetëm, ai e di më mirë se kushdo tjetër se çdo të thotë të jesh vetëm, është vetëm dhe nuk ka ambasadorë, lule, vajza që ta shpëtojnë. Më lejoni t’u kërkoj falje që i kemi dhënë shansin këtij njeriu që të tallet me shqiptarët!’, u tha protestuesve kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila falenderoi edhe protestuesit amerikanë e europianë në shesh.
FJALA E KRYEMADHIT:
‘Përshëndetje të gjithë grave dhe vajzave shqiptarëve që kanë ardhurur sot, të gjithë djemve të rinj që i thanë sot ‘JO’ Edi Ramës dhe erdhën për të protestuar, për të gjithë ju qytetarë që jeni te busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, të gjithë ju qytetarë që protestoni sot para një njeriu që është vetëm.
Ne sot të gjithë këtu nga e gjithë Shqipëria, nuk është gjë tjetër veçse një protestë qytetaë, unë sot jam këtu si ju, nuk dua të përfaqësoj asnjë parti, jam si një nënë, si një grua,si një vajzë shqiptare që e do vendin e saj.
Ne sot duhet të protestojmë si çdo shqiptar, për të gjithë ata studentë që nuk kanë mundësi të paguajnë tarifat e tyre, të cilat kjo qeveri gjakpirëse i ka çuar në stratosferë.
Dhe kryeministri ynë i drogës u vuri sahatët e tyre, ky që nuk i vuri puseve të naftës që vodhi gjakun e naftëstarëve, ky njeri do të vendosë sahat për gjakun!
Ky që e donte tepsinë e ka dhe të hajë me makaronat!
Ky njeri që urren familjen, ky njeri që nuk do flamurin tonë por tallet me të, ky njeri duhet të ikë një orë e më parë!
Ky njeri është vetëm, ai e di më mirë se kushdo tjetër se çdo të thotë të jesh vetëm, është vetëm dhe nuk ka ambasadorë, lule, vajza që ta shpëtojnë!
Ky njeri që u thotë shqiptarëve që na dashka drejtësinë e kulluar, por ky ka 20 vjet në pushtet që ka mashtruar, ky bën njeriun e moralshëm!
Më lejoni t’u kërkoj falje që i kemi dhënë shansin këtij njeriu që të tallet me shqiptarët!
Të ngrihemi të protestojmë jo vetëm në Tiranë por në gjithë Shqipërinë, për gjithë ata gjimnazistë që janë viktimë të trafikut të drogës, që janë pjesë e dhunës së mësuesve të politizuar të Edi Ramës, për të gjithë ata që Ministria e Arsimit tallet dhe bën eksperimente, pedagogë e mësues që e kuptojnë se ç’ndodh sot, të papunë që kërkojnë shpresë në Shqipëri.
Sot ky bulevard i dha shpresë Shqipërisë, ka këputur zinxhirët e frikës, sot frikë nuk kanë më shqiptarët, sot frikë ka Edi Rama!
Dua të falenderoj qytetarët amerikanë dhe europianë, vëllezërit dhe motrat tona policë ju bëj të ditur se vuani njësoj si ne, lufta jonë nuk është me ju por me trafikantët e drogës. Ashtu si në 21 janar ju policët futët në gji flamurin kuq e zi unë po ju them, ju duam, protestoni me ne, të largojmë këtë të keqe nga Shqipëria!
Dua t’u them me dorë në zemër sot kjo protestë ka një rëndësi të veçantë, për të gjithë ata skeptikë te opozita, atyre njerëzve, burrave dhe grave që kanë bërë gati plackat për t’u larguar. Sot më shumë se kurrë jemi këtu të gjithë bashkë, pa dallim feje dhe ideje!
Ju ftoj që nga ky moment mos ndaloni, bisedoni me familjarët tuaj, ne do të jemi ju në çdo protestë, do të vimë me ju!
Zoti ju ruajtë gjithë ju, familjet tuaja, zoti bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!’