Kryemadhi shkel sërish urdhrin e qeverisë, ja se çfarë ndodhi në mbledhjen e Këshillit Drejtues të LSI-së në Durrës (VIDEO)

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi po zhvillon një takim i cili ka nisur në orën 19:00 me Këshillin Drejtues të Durrësit.Ajo çka vihet re është se jo vetëm Kryemadhi, por asnjë nga të pranishmit nuk mban maskë.

Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues të LSI-së së qarkut, deklaroi se shqiptarët kanë nevojë për shpresë, ndërsa shtoi se LSI ka një strategji të qartë për të ndryshuar realitetin në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë.

“Durrësi ka qenë gjithmonë lokomotivë në ndryshimin e realiteteve dhe sistemeve. Shqiptarët duan sot arsim më të mirë, shëndetësi cilësore, për të pasur punë dhe me paga të mira. Shqiptarët sot janë pa shpresë. Ndryshe nga propaganda, shqiptarët sot kanë shëndetësi të shtrenjtë. Durrësi ka nevojë për frymë të ndryshimit.Rama vazhdon të japë koncesione. Janë rritur çmimet në mënyrë katastrofike. Shqiptarët sot duan shpresë dhe LSI do rigjallërojë jetën e qytetarëve me planin e saj strategjik e ekonomik për të ndryshuar realitetin në Durrës dhe në mbarë Shqipërinë. Ne jemi të vendosur për të rritur ekonominë e qytetarëve”, tha Kryemadhi.

Kujtojmë se ditën e sotme, kryetarja e LSI është gjobitur nga Policia për mosmbajtjen e maskës.

Zjarr Tv Ad