Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vijuar me denoncimet e saj për aferën e inceneratorëve, ndërsa i bëri një pyetje publike dhe kryeministrit Edi Rama, që sipas saj është pronari i vërtetë i tyre.
Kryemadhi:
”Ministrja dje pranoi se qenkan 500 kompani të tilla, unë kam vetëm një pyetje për ministren, a ka audituar ajo inceneratorët e Fierit, Tiranës, Elbasanit. Nëse këto kompani kanë bërë evacion që në 2018, a ka pasur një hetim deri në përfundim. Kam një pyetje për Edi Ramën, pronarin e inceneratorëve, cili është investimi që është bërë në inceneratorin e Tiranës, ku u zhdukën 128 milionë euro që ti ke deklaruar? Ajo që ne shohim është vetëm kapanon për jonxhë.
Pjesëmarrja e qytetarëve të Tiranës në protestë, tregon se kanë kuptuar grabitjen që po iu bëhet çdo ditë. I bëj thirrje SPAK, që çdo ditë që zgjatet afera e inceneratorit të Tiranës, janë 80 mijë euro më pak në buxhetin e shtetit. Vepra penale e koncensionit të paligjshëm, Erion Veliaj nuk shpëton deri në sekondën e fundit.”