Kryemadhi: Ta zgjojmë nga gjumi LSI-në! Revolta e shqiptarëve nuk ka filluar ende

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi mblodhi mesditën e sotme Komitetin Drejtues Kombëtar, nga ku bëri thirrje që njerëzit e LSI të zgjohen nga gjumi.

“Duhet të takojmë njerëzit që kanë qenë viktima të makinerisë së propagandës së Edi Ramës, të cilët nuk e dinë rolin e LSI në tetë vitet e qeverisjes së saj. Roli i LSI në qeverisjen me Partinë Socialiste ka qenë domethënës që Shqipëria të jetë pretendente për statusin e vendit kandidat për çeljen e negociatave, për frenimin e korrupsionit në radhët e PS, për gjobat që ka vënë rilindja ndaj biznesit”, u shpreh Kryemadhi.

Në vijim shtoi se, ia bën të qartë Edi Ramës dhe gjithë “banditëve të tij” se kapobandat përballë miliona shqiptarëve, janë shumë pak.

Sipas saj, revolta e shqiptarëve nuk ka filluar ende, por se shpërthimi i qytetarëve që nuk kanë bukë të hanë, nuk do të jenë ambasadat e huaja dhe as selitë në Europë, por do të jetë ndaj bandave të Edi Ramës dhe krimit të organizuar.

“Teatrin e kukullave që na ofron atje në parlament ta ketë më të kujdesshëm, se biletat i shpërndan falas, por nuk ia fal njeri, gjakun mundin dhe djersën e LSI. Ky është një mesazh për gjithë ata që do guxojnë të cenojnë vullnetin e shqiptarëve”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Ajo bëri me dije se gjatë mbledhjes së KDK do të merret vendimi edhe për të mbledhur Konventën Kombëtare të LSI.

Kryemadhi tha se zgjedhjet parlamentare do të jenë shumë shpejtë dhe se kandidatët e LSI për zgjedhje, do të zgjidhen nga strukturat e partisë dhe jo nga kryetari.

Zjarr Tv Ad