Kryemadhi takim me Bashën në selinë e PD-së

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Opozita e bashkuar po bëhet gati për një tjetër betejë me maxhorancën në pushtet, e cila ka rritur represionin ndaj qytetarëve. Pak minuta më parë Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Monika Kryemadhi, është parë të ngjisë shkallët e Selisë së Partisë Demokratike, ku po zhvillon një takim në këto momente me kreun e PD-së, Lulzim Basha

Ky takim zhvillohet vetëm një ditë përpara se të mbahet seanca e radhës plenare, ku me shumë gjasa po diskutohet aksioni i radhës opozitar. Opozita ka zhvilluar deri më tani disa protesta masive përpara parlamentit që kanë treguar mbështetjen e fuqishme dhe masive që ka pasur nga qytetarët. Ndërkohë që pritet ende të zbardhet diskutimi midis dy krerëve të opozitës.

 

Zjarr Tv Ad