Kryemadhi takim me të rinjtë në Pogradec: Shumë shpejt Rama do të marrë goditjen e fortë…

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Pogradec, ku kërkoi nga të gjithë që në 25 prill, të shkojnë në kutitë e votimit që t’i japin njëherë e mirë goditjen kësaj fatkeqësie, që po i ndodh vendit tonë..

Deklarata e Kryemadhit:

“Fokusi ynë është që më 25 prill ne ti japim goditjen kësaj fatkeqësie që po i ndodh Shqipërisë. Ndoshta e gjithë klasa politike ka një përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe për këtë situatë që jemi sot por më mirë vonë sesa kurrë,. Të reagojmë bashkërisht, me prindër, me shoqëri, me miq me shokë, me komshinj që më 25 prill ne ti drejtohemi kutive të votimit. Është e rëndësishme që ti drejtohemi kutive të votimit në mënyre të tillë që ti japim fund kësaj rrjedhje të trurit dhe të rinisë shqiptare”, ka thënë Monika Kryemadhi në Pogradec.

Zjarr Tv Ad