Kryemadhi takim në Fier: Zgjedhjet vendore të 2023 janë vendimtare për të çliruar…

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Fier.

Ajo është shprehur se zgjedhjet e 2023 janë vendimtare për të çliruar qeverisjen e qyteteve të Shqipërisë nga politika klienteliste varfëruese.

“Zgjedhjet vendore të 2023 janë çast vendimtar, për të çliruar qeverisjen e qyteteve të Shqipërisë nga politika klienteliste varfëruese. Ndaj nuk ka kohë për të humbur.

Ashtu si në të gjithë vendin, ndryshimi i qeverisjes së qytetit do ta kthejë bashkinë e Fierit në shërbim të shumicës, jo të një grushti njerëzish.

Delegatët e Konventës Kombëtare të bashkisë Fier, të angazhuar për rolin që LSI si alternativë duhet të ketë në këto momente përballje me regjimin”shkruan Kryemadhi në postimin e saj, teksa ka ndarë një foto nga takimi me qytetarët.

Zjarr Tv Ad