Kryemadhi: Të bëhemi gati për zgjedhjet vendore, ristrukturim në çdo degë të PL

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia e Lirisë dhe drejtuesit e saj po zhvillojnë një takim me strukuturat mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Deputetja Monika Kryemadhi u shpreh se  Partia e Lirisë do të nisë strukturimin e saj në degën e Tiranës dhe duke vijuar më pas në qytete të tjera.

Ajo theksoi se një nga detyrat kryesore është përgatitja për zgjedhjet e ardhshme lokale, ndërsa shtoi se është i rëndësishëm angazhimi i secilit në përgjigje të qytetarëve.

“Ajo është një nga detyrat tona kryesore është përgatitja për zgjedhjet e ardhshme lokale. Është e rëndësishme angazhimi i secilit prej nesh për të pasur një strukturë që i përgjigjet qytetarëve. Dhe në fund e zgjidh problemin e tyre. Të gjithë jeni njohur me angazhimet në javët e fundit.

Dega e Tiranës do të vazhdojë ristrukturimin e saj në çdo degë. Duke filluar me zonën urbane dhe pastaj edhe në njësitë administrative. Ju falenderoj për angazhim në zgjedhjet e fundit edhe pse rezultati nuk ishte ai që pritej. Më vjen mirë që ridimensionimi i partisë është mirëpritur nga qytetarët. Quaj të domosdoshme mirëfunksionimin e saj.

Zgjedhje që do të vijnë kërkojnë përgatitje të strukturave tona për prezantimin e programit të Partisë së Lirisë te qytetarët. Ndërprerja e marrëdhënieve me votuesin bën që ne të largohemi”, tha Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad