Kryemadhi thirrje Ramës: Këshillimi Kombëtar po ndodh tani para Kryeministrisë, dëgjo popullin dhe freno rritjen e çmimeve

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të frenojë rritjen e çmimeve në vend.

Teksa para godinës së Kryeministrisë po mbahet një protestë kundër rritjes së çmimit të karburanteve, Kryemadhi thotë se ky është “Këshillimi Kombëtar”, duke iu referuar nismës së Ramës për të marrë opinionin e shqiptarëve për çështje me rëndësi.

“Këshillimi Kombëtar’ i vërtetë po ndodh tani para Kryeministrisë. Dëgjojeni zërin e popullit, frenoni rritjen e çmimeve”, shkruan Kryemadhi në Facebook.

Kryetarja e LSI-së tha se e mbështet protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve.

Zjarr Tv Ad