Kryetari i Parlamentit ka mbyllur seancën e Kuvendit pasi votoi ligjet në rendin e ditës, por deputetët e opozitës vijojnë të qëndrojnë në Kuvend duke mbajtur fjalën e tyre në foltore. Kjo e fundit transmetohet live në profilet e facebook të Partisë Demokratike. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ftoi socialistët të sensibilizohen të largohen nga Rama, ose ta largojnë këtë të fundit pasi në të kunëdrt historia e PS-së prej 80 vitesh është e destinuar të mbyllet këtë vit. Monika Kryemadhi: Unë do të lutem nga kjo foltore të gjithë socialistëve të largohen prej tij, sepse ai nuk është PS. Ai është një segment kriminal që rrëmbeu PS-në 11 vjet më parë dhe e tjetërsoi në partinë e krimittë trafikut dhe të mjerimit të Shqiptarëve. Nga foltorja e Kuvendit i bëj thirrje të gjithë socialistëv të ndershëm edhe atyre pak deputetëve që janë në këtë sallë si përfaqësues të PS-së të sensibilizohen dhe të largojnë Edi Ramën nëse duan ta shpëtojnë atë. Në të kundërt historia e PS-së prej 80 vitesh është e destinuar të mbyllet këtë vit.
Kryemadhi thirrje socialistëve: Largoni Ramën
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...