Kryemadhi tregon ‘sherret’ e shtëpisë që kur nisi kriza politike: Ja ku ndahem me Ilir Metën!

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pranoi për emisionin “Opinion” se kjo periudhë ka qenë mjaft e vështirë në marrëdhëniet e saj  mes bashkëshortit Ilir Meta dhe arsyeja është mosmarrëveshjet ka politike.

“Po patjetër që ka mosmarrëveshje, biles mosmarrëveshjet tona politike janë goxha. Ai ka qenë kundër djegies së mandateve, sigurisht edhe për sa i përket procesit të bojkotit të zgjedhjeve”, deklaroi mbrëmë për herë të parë “sekrete” të familjes, Kryemadhi.Më herët presidenti Ilir Meta në konferencën e tij të jashtëzakonshme e quajti gabim dorëzimin e mandateve nga ana e PD dhe LSI dhe tha, se nëse nuk do të kishte qenë për vizitë zyrtare në Gjermani në ato ditë, do të kishte bërë gjithçka për ta ndaluar këtë hap radikal të opozitës. Meta gjithashtu ishte kundër opsionit të panegociueshëm të opozitës, “Rama ik”, duke thënë se ai shihte si një mënyrë të zgjidhjes së krizës, “Rama thellohu, Rama reflekto”.

 

Zjarr Tv Ad