Kryemadhi uron Abazoviç: E ardhmja e Shqipërisë dhe Malit të Zi është gjithmonë e lidhur dhe shpresoj për më shumë bashkëpunim

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka uruar Dritan Abazoviç, i cili u zgjodh kryeministri i Malit të Zi.

Kryemadhi i uron suksese të mëtejshme qeverisë së re të Malit të Zi, për një ritëm të ri në përparimin e sundimit të ligjit dhe rrugës integruese në Bashkimin Europian

Urimet më të sinqerta për Dritan Abazovic, kryeministrin e sapozgjedhur të Malit të Zi.

Suksese të mëtejshme qeverisë së re të Malit të Zi, për një ritëm të ri në përparimin e sundimit të ligjit, zhvillimit të përgjithshëm ekonomik e social dhe rrugës integruese në Bashkimin Europian. Si vende mike fqinje dhe aspirante drejt BE, e ardhmja e Shqipërisë dhe Malit të Zi është gjithmonë e lidhur, ndaj shpresoj për më shumë bashkëpunim konkret, për më shumë prosperitet të prekshëm për qytetarët e vendeve tona.

Zjarr Tv Ad