Kryemadhi: Zgjedhjet e parakoshme janë afër

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një takim me strukturat në qytetin e Tepelenës, shoqëruar nga ish-deputeti Vangjel Tavo bëri thirrje për ndezjen e motorrëve, pasi sipas saj zgjedhjet e parakohshme janë shumë afër.

Më tej Kryemadhi shtoi se gjendja ekonomike e vendit është e mjerë dhe duhet të ndalohet eksodi i shqiptarëve.

“Zgjedhjet e parakoshme janë afër. Ndizni motorët. Gjendja ekonomike e vendit është e mjerë. Taksat rriten ndërkohë që të ardhurat për familjen shqiptare ulen. Duhet të ndalojmë eksodin e shqiptarëve. Rinia duhet të gjenerojë energji në Shqipëri, jo të marrë rrugët e emigrimit. Duhet të punojmë që shqiptarët ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre. Papunësia ka ardhur për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit qeveritar. LSI është partia e fjalës së mbajtur, forcën reale e ka tek njerezit, jo tek emrat e përveçëm”,- u shpreh Kryemadhi.

 

Zjarr Tv Ad