Kryemadhi:”Zgjedhjet duhej të ishin bërë 2 vite më parë, pranojmë çdo datë”

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas kryetarit të PD, në takim me Presidentin Ilir Meta ka shkuar kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, për të dhënë datën që propozon kjo parti për zgjedhjet e reja parlamentare në vitin 2021. Monika Kryemadhi shoqërohej nga Indrit Braimllari, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.

Pa e treguar datën specifike të propozuar nga LSI, Kryemadhi pas takimit tha:

“Dua të theksoj se për LSI, zgjedhjet duhet ë të ishin bërë para dy vjetësh. Jemi shumë vonë. Nuk është çështje date, po dhënia e së drejtës shqiptarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. I bëmë të qartë Presidentit se do të zbatojmë çdo vendim dhe dekret të Presidentit që është kushtetues dhe do të marrim pjesë në çdo proces zgjedhor.

Sot takimi ishte vetëm për datën e zgjedhjeve.Më e rëndësishme se t’u japësh shqiptarëve datën, është ajo që thashë: Shqiptarët duhet t’i kishin bërë zgjedhjet dy vjet më parë.

Çdo vonesë ç’bëri sot apo nesër do të ishte të tallesh me shqiptarët. Sot situata ekonomike në Shqipëri, mungesa e mundësive për të rinjtë për t’u punësuar, qindra të rinj që po largohen për shkak të varfërisë, mjekët dhe infermierët që janë në kushte të tmerrshme sepse qeverisë nuk i leverdis të shkurtojë administratën e të shtojë mjekë, zgjedhjet do të përshpejtonin zgjidhjen e problemeve.

Sa më shpejt zgjedhjet, aq më mirë, edhe për ju gazetarët, sepse dhe ju keni nevojë për status gazetari që t’ju garantojë vitet e pleqërisë. Kudo në botë ndodh kurse këtu nuk ka asnjë nga ne të flasë për pleqëri të mbarë.

Garancia më e madhe është fuqia që kanë shqiptarët për të ndryshuar. Nuk ka garanci më të madhe për shqiptarët se mbështetja e shqiptarëve. Mos harroni se në 1992-in edhe PPSH-ja kishte ushtri e polici, por shqiptarët e përmbysën.”

 

Zjarr Tv Ad