“Kryeministri arkitekt i situatës politike”/ Lubonja bën deklaratën e fortë: Ja gabimi i madh i Berishës dhe Metës. Rama përdori ambasadorët për…

0
570
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për analistin Fatos Lubonja, pas situatës së tensionuar politike në vend, me hyrjen në skenë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Ilir Metës, qëndron kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Lubonja e ka konsideruar Ramën si arkitekt i të gjithë situatës në vend, dhe se i ka përdorur të gjithë aktorët politikë, duke përfshirë dhe reformën në drejtësi, për të uzurpuar të gjitha pushtetet.

Lubonja thotë se një prej gabimeve më të mëdha të Berishës dhe Metës ka qenë se nuk e kanë vlerësuar strategjinë e Ramës për të kapur pushtetin.

Sipas analistit, kreu i qeverisë ka përdorur të gjithë aktorët politik, madje edhe ambasadorët e SHBA-së. Lubonja thotë se tashmë dhe Basha nuk ka ndërmend të bëjë opozitë, por shqetësohet vetëm për të mbajtur “dyqanin e PD-së”.

Lubonja: Këtu është Rama arkitekt. Kur ishte MJAFT-i që thoshte të ikë Berisha dhe Nano, ka pasur një arkitekt, që është Rama. Është në vazhdën e kësaj strategjie për të eleminuar kundërshtarët.

Zheji: Kemi ardhur në një pikë nga një shumatore gabimesh që këto aktorët politik kanë bërë. Ka qenë gabim koalicioni Rama-Meta në 2009. Rezistenca që bëri Rama me Metën në 2015. Ka pasur një paqartësi në 2017 në mënyrën se si u bënë zgjedhjet. Padyshim që Meta, Basha, Berisha ishin aktorë. Pse në 2009, Berisha mudn të shkonte në opozitë.

Lubonja: Sigurisht që ka pasur gabime nga Basha,Berisha dhe Meta. Kush ka qenë gabimi, ka qenë që nuk kanë vlerësuar strategjinë e Ramës për të kapur gjithë pushtetit, duke shfrytëzuar njërin dhe tjetrin, ambasadorët dhe reformën në drejtësi. Sot po e vuajnë. Nuk mund të më thuash që reforma në drejtësi nuk ka qenë nëj strategji për të kapur drejtësinë nga Rama. Se deri dje e kishin 3 persona, sot e ka vetëm një. E votuan sepse ai kishte presionin amerikan. I kam thënë ambasadorit Lu që ai do të heqë Metën dhe Berishën.

Ky është spektakli që bën Rama. Ti i thashë që më heq mua dhe Metën. Kështu është Shqipëria. Politika e do që të kemi më mirë një opozitë të tillë, se sa një opozitë të pastër. E votuan sepse kishin presionin amerikan, se donin të thonin që jeni të ndershëm. Këta kërcënonin të tjerët me reformën në drejtësi. Unë them se është instrumentalizim i Ramës. SHBA e bën sepse i intereson, dhe po mbështet gabimisht një regjim. Këtë e tha dhe Basha dje që ky nuk rrëzohet me vota dhe institucione. Tani e ka ndryshuar. Ky nuk rrëzohet me votë të lirë. Basha ka hall të mbajë dyqanin e PD-së dhe jo të bëjë opozitë. Fronti dhe jo shtëpia e lirisë, por fronti i lirisë të krijohet sa më parë. Pastaj kemi rezerva nëse do të fitojnë këta.

Zheji: Po dhe Berisha ka thënë për Bashën që është ylli i lirisë. Kur themi që tranzicioni na ka lënë në këtë gropë tëzezë, këta janë aktorët e tranzicionit. Shumatorja që kanë bërë këta aktorë e kanë çuar Shqipërinë në këtë derexhe.

Zjarr Tv Ad