Kryeministri Conte: Ja se kur do të jetë gati vaksina për popullin italian…

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Italia duket se po përjeton valën e dytë të korona*virusit, pasi çdo ditë po regjistron shifra të larta të infektimeve. Kryeministri italian Giuseppe Conte, po merr nën kontroll situatën dhe tregon se kur do të jetë gati vaksina Covid.

“Nëse fazat përfundimtare të përgatitjes të  vaksinës Oxford-IRBM Pomezia-Astrazeneca, do të përfundojnë në javët e ardhshme, dozat e para do të jenë në dispozicion në fillim të Dhjetorit. Do të kemi dy ose tre milion dozat e para të vaksinës. Miliona të tjerë do të vijnë së shpejti. Komisioni Evropian, ka porositur Astrazeneca dhe kompani të tjera, për disa qindra milion doza. Unë mendoj se për të mundur plotësisht pandeminë, do të duhet të presim deri në pranverën e ardhshme”, u shpreh Conte.

Në të gjithë botën, shumë kompani po garojnë për prodhimin e vaksinës ndaj korona*virusit, por ende nuk ka një rezultat për këtë çështje. Trajtimi në spitale po bëhet me ilaçe të ndryshme, që janë aktualisht në treg dhe u përdorën fillimisht, në mënyrë eksperimentale. Ato që treguan efekte për shëndetin e pacientëve, u përhapën me shpejtësi në të gjitha spitalet e botës.

Zjarr Tv Ad