Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka zhvilluar një vizitë në zonën e Pogradecit, ku ka parë edhe nga afër, projektin për sistemimin e nyjes ndarëse, në hyrje të qytetit dhe në pjesë e që lidh me Tushemishtit.
Gjatë këtyre inspektimeve, ka pasur edhe batuta nga ana e Ramës me kryebashkiakun Ilir Xhankolli, ku Kryeministri i ka thënë se; ai do të jetonte më shumë, pasi ia mori fjalën nga goja. Kjo ka vënë disi në siklet Xhankollin, pasi i është përgjigjur me politesë, se ishte më i madh në moshë se Kryeministri.
Pjesë nga dialogu
Rama: Se ma more nga goja, do të rrosh më shumë se nuk diskutohet
Xhankolli: Jam më i madh unë me moshë…
Rama: Po mirë nuk ka rëndësi kjo, je i madh me moshë me certifikatë, por me sa vite të jetuar me intensitet janë..
Xhankolli: E vërtetë është, por ti do të rrosh më shumë
Rama: Para jo shumë me shumë pak diferencë…