Mitingu i PS boshatis shkollat në Librazhd/Orët janë të shkurtuara sepse do vij Edi Rama

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takime elektorale në qytetet Librazhd dhe Prrenjas, ku kërkoi votën e simpatizantëve në 25 prill.

Mitingjet e kryeministrit kanë qenë larg grumbullimeve masive, por ditët e fundit po vihet re një përpjekje e socialistëve për të mbledhur simpatizantë, ndryshe nga ideja fillestare ku çdo takim ishte projektuar me karrige dhe distancim.

Kandidati i PD në Librazhd, Lefter Gështenja ka denoncuar sot se mitingu i Ramës në Librazhd u mbush me nxënës shkolle.

Ai ka publikuar një SMS ku njoftohen nxënësit për të marrë pjesë në takimin elektoral, ndërsa orët mësimore ishin shkurtuar, si dhe disa foto që tregojnë mungesën e nxënësve në klasa.

“Shkollat e Librazhdit të boshatisura. Nxënësve i është bërë thirrje për të braktisur orët e mësimit dhe të jenë pjesmarrës në takimin elektoral të Partisë Socialiste”, shkruan kandidati demokrat, Lefter Gështenja

Zjarr Tv Ad