“Kryeministri i bie tavolinës duke aktruar para kryebashkiakëve”, Kryemadhi i bën thirrje Ramës: Tregoju arsyen e vërtetë shqiptarëve pse taksat qendrore e vendore janë rritur

0
279
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e saj social ‘Facebook’ në lidhje me kritikat që kryeministri Rama u bëri Drejtorive të Ujësjellësve në vend, për detyrimet e papaguara.

Kryemadhi i cilëson qëndrimet e Ramës gjatë takimit me kryebashkiakët si një aktrim për të fshehur rritjen e çmimit të ujit. Sipas saj shefi i qeverisë i di shumë mirë kreditorët ndaj të cilët janë borxhet, pasi pa miratimin e qeverisë nuk mund të lejoheshin projektet pa buxhet të ujësjellësve.

POSTIMI PLOTË:

Kryebashkiakët në riedukim mund ta pyesin kryeministrin Rama, ku ishte ai, gjatë viteve, që Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, jepte grante dhe financime bashkive, pa patur buxhet, për projekte të cilat fundosën 61 njësitë vendore në borxhe dhe në prag falimentimi?

Kryeministri që i bie tavolinave duke aktruar, t’i tregojë shqiptarëve arsyen e vërtetë pse taksat vendore e qendrore janë rritur! Ai e di mirë pse çmimi i ujit të pijshëm është rritur. T’i tregojë kryeministri arsyen e vërtetë të reformës së ujit, e sa lidhje ka kjo me debitë e bashkive për projektet pa buxhet të Ujësjellës Kanalizimeve. Këto projekte nuk mund të merrnin jetë pa miratimin e qeverisë, e kryeministri e di, si është renditja e kreditorëve ndaj të cilëve shteti ka borxhe në shifra marramendëse! Le t’i bëjë publike! Nuk ka sfidë më të mirë se transparenca…

Zjarr Tv Ad