Kryeministri i ri i Britanisë, Rishi Sunak zyrtarisht në garë

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kancelari Rishi Sunak ka njoftuar pjesëmarrjen e tij në garën për të zëvendësuar Liz Truss në postin e kryeministrit të Britanisë së Madhe, vetëm gjashtë javë pasi ajo e mposhti në garë.

Mbi 100 deputetë kanë deklaruar mbështetjen e tyre për Sunak.

Mediat në Britani raportuan se Sunak dhe Boris Johsnon kanë diskutuar me dyer të mbyllura deri në orët e vona të natës për mundësinë e hedhjes së themeleve për një qeveri të bashkuar konservatore.

Në garë pritet të jetë edhe Boris Johnson, i cili kërkon rikthimin në postin e kryeministrit. Sir James Duddridge, një mik i Johnson, tha se ish-kryeministri kishte mbështetjen e 100 deputetëve të nevojshëm për të rezervuar vendin e tij në votim.

Udhëheqësi laburist Sir Keir Starmer tha se një “cirk qesharak dhe kaotik” po ndodh në krye të Partisë Konservatore, duke shtuar: “Fokusi im është te miliona njerëz që po luftojnë për të paguar faturat e tyre, tani kanë pasur ankthe shtesë rreth tyre. Unë e di se si është të mos jesh në gjendje të paguash faturat e tua, që më ndodhi mua dhe familjes sime kur isha duke u rritur”.

Zjarr Tv Ad