“Kryeministri i vendit të mos bëjë sikur nuk i shikon”/Topalli i drejton një thirrje të fortë kryeministrit(VIDEO)

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila është rikthyer në politikë me partinë ‘Lëvizje për ndryshim’ i ka drejtuar një thirrje të fortë kryeministrit Rama.

Topalli i kërkon qeverisë që të mos bëjë sikur nuk i shikon gratë naftëtare që prej 10 ditësh janë në grevë urie.

Postimi i plotë:

“Prej shume ditesh 10 gra kane nisur nje greve urie. Ata kerkojne nje te drejte te tyre themelore.

eshte nje e drejte e tyre dhe nje detyrim per t’u respektuar nga shteti Shqiptar.Kryeministri i vendit nuk mund te beje sikur nuk i shikon dhe nuk i degjon e aq me pak te vendosi kushte.Padrejtesia ndaj naftetareve ka vetem nje origjine qe eshte korrupsioni.

Te rinjte e Levizjes per Ndryshim ishin ne perkrahje te tyre.

Ata kane nevoje per mbeshtetje. Shkelja e te drejtave ge naftetareve eshte shkelje e te drejtave te njeriut!”, – shkruan Topalli.

VIDEO:

Zjarr Tv Ad