Kryeministri Johnson kërkon mbylljen e sesionit aktual të parlamentit britanik

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi të mërkurën një masë që shkurton sesionin aktual të parlamentit para afatit të 31 tetorit kur Britania shkëputet nga Bashkimi Evropian.

Zoti Johnson i kërkoi Mbretëreshës Elizabetë të mbyllë sesionin aktual të parlamentit që të hapet një session i ri pas fjalimit të mbretëreshës më 14 tetor për të parashtruar axhendën legjislative të qeverisë së tij.

Kryetari i Dhomës së Komuneve, John Bercow e cilësoi si “një absurditet kushtetues” veprimin e kryeministrit dhe tha se qëllimi i qartë i kësaj mase është “të ndalet debati në Parlament në prag të Brexitit dhe të pengohet puna e legjislativit në detyrën e tij për t’i dhënë formë kursit të vendit”.

Zoti Johnson është zotuar ta nxjerrë Britaninë nga BE me ose pa marrëveshje për termat e shkëputjes.

Pararendësja e tij, Theresa May, nuk arriti të marrë miratimin e parlamentit për marrëveshjen që arritën negociatorët e saj me Bashkimin Evropian.

Kryeministri Boris Johnson do të takohet me përfaqësues të BE-së brenda pak ditësh. Ai tha të mërkurën se ka kohë të mjaftueshme që parlamenti të miratojë një marrëveshje të re./VOA/

Zjarr Tv Ad