“Kryeministri ka punë të rëndësishme”, ndërpritet seanca parlamentare, opozita nuk pranon të flasë pa Ramën në sallë (Batuta e Alfred Rushajt me Lindita Nikollën)

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mungesa e Kryeministrit Edi Rama në kuvend ka bërë që deputetet e Partisë Demokratike të kërkojnë ndërprerje të seancë parlamentare.

Alfred Rushaj tha se Rama duhet të ishte për respekt në kuvend, pasi opozita e ka dëgjuar disa orë teksa prezantonte programin.

Mirëpo Lindita Nikolla tha se është lajmëruar nga Kryeministria se Rama kishte punë të rëndësishme prandaj dhe mungon, por ajo shtoi se do të rikthehet në orën 17:00.

Gjithsesi, opozita ka kerkuar nderprerje te seances per t’u mbledhur dhe per te vendosur si do te veprojne. Nikolla i pyeti sa minuta pushim kerkojne dhe ne kete moment, Alfred Rushaj beri nje batute, teksa tha se duan 47 minuta. Menjehre pas kesaj Kryetarja e parlamentit vendosi 15 minuta pushim.

Pjesë nga debati:

Nikolla: Kam lajmërim që Kryeministri mungon për cështje të rëndësishme. Në orën 17 Kryeministri do të jetë këtu, kështu që vazhdojmë.

Rushaj: Të ndërpritet seanca.

Nikolla: Sa kohë kërkoni?

Rushaj: 47 minuta.

Nikolla: Atëherë bëjmë pushim 15 minuta dhe rikthehemi

Zjarr Tv Ad