“Kryeministri kërcënoi me mbylljen e mediave”, Amnesty International godet qeverinë :“Shkelje e të drejtave themelore të njeriut dhe lirisë së fjalës, dhune policore’

0
267
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është publikuar raporti i Amnesty International, ku theksohet se shumë prej qeverive përdorën pandeminë për të forcuar pushtetin e tyre, dhe për të goditur liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

Në raportin për Shqipërinë thuhet se qeveria e Edi Ramës,  ‘kërcënoi me përdorimin e fuqive të jashtëzakonshme për mbylljen e mediave ‘për përhapje paniku’.

Amnesty International, Raporti 2020/21 për Shqipërinë ku ndër të tjera thuhet:

Shkelje e të drejtave themelore të njeriut dhe lirisë së fjalës, dhunë e tepruar policore.Midis 31 marsit e 23 qershorit, Shqipëria devijoi nga detyrimet që rrjedhin nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut në emër të kufizimit të Covid-19. U morën masa të tepruara për të imponuar mbylljen.

LIRIA E SHPREHJES

Në mars, Kryeministri kërcënoi organizatat e medias me mbyllje për ‘përhapje paniku’ në lidhje me pandemine. Autoritetet tërhoqën një ligj polemizues anti-shpifje që kërcënonte lirinë e medias online.

Në gusht, autoritetet bllokuan Ora News TV në vijim të një hetimi mbi pasuritë e pronarit. Grupi i medias mbeti operacional.

PËRDORIM I FORCËS

Aktivistët që protestuan kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë më 17 maj u përballë me forcë policore disproporcionale. Dy gazetarë që mbulonin protestën u sulmuan verbalisht e u goditën nga efektivët e policisë; njëri u ndalua përkohësisht.

Përplasje në rrugë shpërthyen në disa qytetet pas vrasjes së një 25-vjeçari nga një oficer policie për zbatimin e ndalim-qarkullimit për shkak të pandemise, më 8 dhjetor. Dy gazetarë që mbulonin protestën u ndaluan e u sulmuan. Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut u bëri thirrje autoriteteve të tërhiqnin  ligjet për kufizimet e lirive në parlament.

Zjarr Tv Ad