Kryeministri Kurti: Të gatshëm për marrëveshje me Serbinë

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria e Kosovës synon që të arrijë marrëveshjen me Serbinë për të normalizuar kështu situatën mes dy shteteve.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë për Tv Klan se janë të gatshëm që kjo të ndodh edhe gjatë vitit 2022, por një gjë e tillë varet edhe nga Serbia.

“A do të ketë një marrëveshje të tillë varet shumë më shumë nga Serbia sesa nga Kosova meqenëse ne jemi të gatshëm. Marrëveshja që nuk e nënkuptojnë si qendër të përmbajtjes njohjen reciproke natyrisht që nuk janë të pranueshme për ne por edhe nuk janë të dobishme për askënd” tha Kurti.

“Serbia dëshiron të vazhdoj rrugën europiane por këtë nuk do të mund ta bëj pa e pranuar Kosovën dhe në anën tjetër Kosova dëshiron edhe integrime europiane por edhe euroatlantike dhe për këtë na nevoitet një normalizim i plotë me Serbinë”, tha ai ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad