Kryeministri Mario Draghi: Italia mbështet hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri italian Mario Draghi ka deklaruar se Italia mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe  Maqedoninë e Veriut.

Ai tha gjatë një deklarate për shtyp se duhet të integrohen vendet me aspirata europiane, siç është Shqipëria.

Ndër të tjera politikani italian foli dhe për pushtimin rus të Ukrainës, duke thënë se  Bashkimi Europian duhet të tregohet më i fortë dhe i ashpër ndaj agresionit rus.

“Italia mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe  Maqedoninë e Veriut. Ne duhet të integrojmë vendet që kanë aspirata euripiane.  BE duhet të dalë më e fortë nga lufta në Ukrainë”, tha Draghi.

Zjarr Tv Ad