Kryeministri Rama apel operatorëve turistikë: Certifikohuni ose do gjobiteni

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përmes një postimi në “Facebook”, Kryeministri Edi Rama, ka apeluar Operatorët e Turizmit Detar që të certifikohen nga Ministria e Turizmit.

Shefi i qeverisë bën me dije se aplikimet janë të hapura për certifikimin e subjekteve që ofrojnë mjete, apo aktivitete lundrimi për qëllime turistike, duke nisur nga motorët e ujit dhe deri tek motoskafët e anijet turistike.

Ai nënvizon se të gjitha subjektet e palicensuara që do të ushtrojnë aktivitetin në mënyrë të paligjshm,e do të ndalohen dhe do të gjobiten, si dhe do t’i konfiskohen mjetet.

“Me sezonin e ri turistik, i cili këtë vit po afrohet më shpejt dhe edhe më i mbarë se i shkuari, Operatorët e Turizmit Detar duhet medoemos të çertifikohen zyrtarisht nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Aplikimet janë të hapura për të gjitha subjektet që ofrojnë mjete apo aktivitete lundrimi për qëllime turistike duke nisur nga motorët e ujit dhe deri tek motoskafët e anijet turistike, të cilat jo vetëm do të gjobiten, po edhe do të bllokohen e do të konfiskohen në rast mungese të çertifikatës përkatëse”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad