Kryeministri Rama: Asnjë kokërr leku për Bashkitë “zhulse”…

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Rama, paralajmëroi kryebashkiakët, të cilët sipas tij duhet të bëjnë kujdes me pastrimin e plehrave dhe ndalimin e ndërtimeve pa leje në territorin e tyre. Rama tha se kushti themelor për të gjithë kryebashkiakët, do të jetë pastërtia e territorit që ata administrojnë.

“Shumica  e re qeverisëse do të vendosë një parim të panegociueshëm në shpërndarjen e fondeve për bashkitë: Në fillim pastërtia dhe pastaj gjërat e tjera. Rritja e konsumit dhe turizmit, nuk mund të shoqërohet me rritjen e papastërtive.

Ose thënë shqip, rritja e sasisë së plehrave. Bashkitë që nuk pastrojnë plehrat nuk do të fitojnë asnjë lloj granti të pakushtëzuar nga Buxheti i Shtetit. Pastërtia do të kthehet në kryefjalën e çdo qeverie lokale”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad