Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nesër do të zhvillohet një ceremoni e posaçme për nder të atletes Luiza Gega, e cila u shpall kampione e Europës në garën 3000 metra pa pengesa.
Përmes një postimi në Facebook, Rama fton të gjithë qytetarët që të dëshirojnë të duatrokasin kampionen, për të marrë pjesë në ceremoni që do të zhvillohet ditën e nessërme në orën 11:00.
“SHIHEMI NESËR në 11.00 në ceremoninë e posaçme për nder të Luiza Gegës, me këdo e ka të mundur dhe dëshiron ta duartrokasë kampionen e parë europiane të atletikës me fanelën kuqezi të Shqipërisë”, shkruan Rama.