Kryeministri Rama: Do të takohemi me Boris Johnson në ditët e ardhshme

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama bën me dije se do të takojë homologun britanik, Boris Johnson në ditët e ardhshme.

Kreu i qeverisë thotë se pjesë e këtij diskutimi do të jetë situata në Ukrainë, teksa zbulon se dhe në ditët e mëparshme ka pasur kontakt me Johnson.

“Kjo është diçka që nuk ka ndodhur në Europë. Futja me ushtri në një shtet tjetër. Në një shtet tjetër sovran, prej shumë vitesh me institucione të zgjedhura. Shpresoj që me kryeministrin britanik do takohem në ditët e ardhshme, sepse do të shkojmë në Londër. Do diskutojmë për këtë megjithëse kemi qenë në kontakt në ditët e mëparshme”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad