Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gjatë intervistës në “Open”, Kryeministri Edi Rama, ka pranuar për herë të parë se Reforma Territoriale, duhet ribërë. “Edhe unë mendoj që kemi nevojë për një reformë territoriale.
Problemi është që opozita kërkon ta shtojë numrin e bashkive, unë them që duhet t’i zvogëlojmë akoma sepse jemi një vend i vogël dhe s’kemi burime njerëzore të pafundme”, u shpreh Rama.
Ndarja e re territoriale u miratua në vitin 2014. Prej atëherë Shqipëria ka sot 61 bashki. Opozita nuk mori pjesë në këtë proces, të cilin e ka cilësuar si të orkestruar për të krijuar njësi vendore, që i shërbejnë Partisë Socialiste për interesat e saj elektorale.