Kryeministri Rama i kthehet keq gazetares: Çfarë thua se s’po të kuptoj cilës taksë…

0
848
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i vendit Edi Rama, ishte i pranishëm sot në një konferencë për shtyp me temë “Ekonomia në Fokus”. Pyetja e një gazetareje e ka nervozuar Kryeministrin, që sipas të cilit, ajo po insistonte në diçka që vetë Rama, nuk e kishte thënë.

Gazetarja: Pavarësisht se u shprehët që keni ulur përqindjen e taksës progresive?

Rama: Cilën taksë progresive kemi ulur, se s’po të kuptoj?

Gazetarja: Si s’është e vërtetë sapo e shprehët z.Kryeministër, për taksën e pagës

Rama: Jo, s’është e vërtetë, e vërteta është se nuk ka ndryshuar asgjë

Gazetarja: Po, jo pra, se sapo thatë që …

Rama: Si, jo pra? Jo, s’je e saktë, ke ngrirë ti apo të ngriu figura?

Gazetarja: Jo ka ngrirë internet, unë mirë jam

Rama: Unë nuk jam për të treguar punën tënde, por mbaj shënime, mos cito persona që i ke përpara e të thonë jo, e mos insisto. Shpjegimi që u bë më parë ishte për të thënë që 23% fillon tek 1.6 por fillon te 4 milionshi, dhe s’është bërë asnjë ndryshim. Dhe ne nuk do bëjmë fare fushatë me ndryshime të tjera taksash. Por plani ynë që kemi për ndryshim nuk është për sot.

Zjarr Tv Ad