Kryeministri Rama i shkruan homologut polak: Shqipëria është e shqetësuar për shpërthimet në territorin tuaj

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama i ka shkruar një mesazh mbrëmjen e sotme homologut të tij polak, Mateusz Morawiecki. Ai thotë se Shqipëria është e shqetësuar për lajmet mbi shpërthimet në territorin polak, ku raportohet se ka dy viktima.

“Mateusz Morawiecki, Shqipëria është seriozisht e shqetësuar për lajmet mbi shpërthimet në Poloni. Ju keni solidaritetin dhe mbështetjen tonë”, shkruan Rama në Twitter.

Rusia ka mohuar deklaratat e mediave dhe zyrtarëve polakë se raketat ruse kanë rënë në fshatin polak Przewodo pranë kufirit me Ukrainën. Ministria e Mbrojtjes i ka quajtur raportimet “një provokim të qëllimshëm për të përshkallëzuar situatën”.

Ndërkohë, Aleanca Ushtarake e NATO-s është vënë në lëvizje pas sulmit ndaj aleatit të vetë, Polonisë. I pyetur për zhvillimet e mbrëmjes së sotme në Poloni, një zyrtar i NATO-s i tha BBC-së: “Ne jemi duke i shqyrtuar këto raporte dhe po koordinojmë ngushtë me aleatin tonë Poloninë”.

Zjarr Tv Ad