Kryeministri Rama kërkon përjashtimin e menjëhershëm të kryebashkiakut socialist, i dërgon letër urgjente Asamblesë…

0
1960
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, pasi dha dorëheqjen dhe nuk pranoi të bëhet pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, në zgjedhjet e 25 Prillit, është zbardhur kërkesa e Kryeministrit.

Pas këtij vendimi të Dritan Lelës, bëhet me dije se Edi Rama, ka kërkuar përjashtimin e kryebashkiakut të Vlorës, duke i kërkuar Asamblesë që Leli, të mos jetë pjesë e fushatës.

Rama u ka dërguar një mesazh anëtarëve të asamblesë së PS-së, dega Vlorë ku kërkon përjashtimin e tij.

“Dritan Leli nuk është më pjesë e jona”, – thuhet në mesazhin e Ramës, që vjen pak ditë pasi kryebashkiaku i Vlorës, refuzoi propozimin e Ramës, për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së, në Vlorë.

Mesditën e sotme, Kryeministri Rama, pritet të zhvillojë një takim me shtabin elektoral të qarkut të Vlorës.

Zjarr Tv Ad