Kryeministri Rama me “ustallarët holandezë” që kanë projektuar Portin e ri të Durrësit

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën këtë të shtunë me projektuesit e Portit të ri të Durrësit. Teksa ndan pamjet me ata që i quan “ustallarët holandezë”, Rama thotë se porti është një ndër shtyllat e vizionit Shqipëria 2030.

“Mirëmëngjes, nga zyra me ustallarët holandezë për projektin e portit të ri të Ballkanit Perëndimor në Durrës, si një ndër shtyllat e Vizionit #Shqipëria2030, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama dhe ndan pamjet e mëposhtme.

“Mirë se erdhët, mezi po prisja t’ju takoja.

Kam dëgjuar gjëra shumë të mëdha sidomos për punët tuaja kështu që po prisja me padurim të takoheshim dhe të dëgjoja rezultatet e punës suaj”, tha kreun i qeverisë shqiptare teksa mikpriti projektuesit.

Përmes një filmi të realizuar nga studio holandeze, projektuesit shpalosën vizionin për portin e ri të Durrësit, një vepër madhështore, me impakt të shtrirë në të gjithë rajonin.

“Porti më vete është vetëm port, por duhet konsideruar si një element i një zinxhiri të tërë logjistik, pra këtu ka mundësi që ju të krijoni një portë hyrëse në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh drejtuesi i grupit projektues.

Kryeministri Rama u shpreh se qëllimi ishte pikërisht transformimi i infrastrukturës së vjetër në një port model si një ndër shtyllat e vizionit Shqipëria 2030.

“Saktësisht ky ishte qëllimi, prandaj qysh prej fillimit e pamë që porti aktual ishte një rrëmujë e tërë, ndoste, nuk kishte kapacitete për t’u zgjeruar, nuk kishte lidhje, nuk kishte asgjë. Ndërkohë që porti i ri ka potencial, ka kapacitete dhe na bën portën hyrëse në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha Rama, teksa vlerësoi se “zgjatimi i Portit të thatë në Prishtinë është kryevepër”.

Zjarr Tv Ad